Granit Xhaka s’e ka harruar Julianin e vogël

  • 21 October 2018 - 14:16
Granit Xhaka s’e ka harruar Julianin e vogël

Mesfushori kosovar i Zvicrës dhe Arsenalit, Granit Xhaka, e ka postuar një video prekëse në të cilën bashkëshortja e tij, Leonita, e takon një fëmijë me autizëm, të cilin bashkëshorti i saj nuk e ka harruar që nga koha kur luante në Bundesligë.

Vogëlushi i quajtur Julian, ishte vizituar shpeshherë nga Xhaka, kur ky i fundit luante me skuadrën e Bundesligës gjermane, Borussia Mönchengladbach, por transferimi në Arsenal më 2016 nuk ka bërë që ai ta harrojë Julianin.

Xhaka thotë se mezi pret ta takojë përsëri Julianin, një djalosh frymëzues për të jetën për ne të tjerët.

Në fushën e lojës, ai paraqitet si një futbollist me profil të egër, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra dhe kartonëve, por jashtë saj ai është një person për t’u marrë shembull.

Futbollisti i Arsenalit ka folur me të nëpërmjet linjës telefonike, pasi djaloshi i vogël është një tifoz personal i shqiptarit.

“Nuk e harroj takimin e parë me Julianin kur luaja me Gladbah. Është fëmijë fantastik, energjia që ka për jetën është mësim për të gjithë ne. Ishte kënaqësi për gruan time, Leonitën, të shihte atë. Po pres me padurim ta vizitoj shpejt. Bëhu i fortë burrë i madh”, ka shkruar Xhaka në përshkrimin e videos së postuar në rrjetet sociale.

 

(Kosova Sot)