Nainggolan: Interi e ndiej prezencën e tifozëve

  • 21 October 2018 - 15:19
Nainggolan: Interi e ndiej prezencën e tifozëve

Radja Nainggolan ka thënë se për të është shumë e rëndësishme të jetë pjesë e Interit, para derbit ndaj Milanit të dielën në “San Siro”.

Mesfushori belg e ka Romën dhe iu bashkua zikaltërve këtë verë, por ky nuk ishte ndryshimi i vetëm shqetësues në jetën e tij plot sosh.

“Kam pasur të kaluar të vështirë, e braktisa Belgjikën në moshën 16-vjeçare”, tha Nainggolan.

“Prandaj dua të sigurohem që fëmijët e mi të jetë të lumtur. Gjithmonë u them të rinjve që luajnë me liri, sepse kjo e bën dallimin”, shtoi ai.

Belgu zbuloi se nuk e ka adhuruar asnjë futbollist në veçanti, por legjenda braziliane Ronaldo i ka pëlqyer për shkak të lojës së bukur që ka bërë.

“Kurrë nuk kam pasur idhuj në futboll, thjesht më kanë pëlqyer lojtarët cilësorë. Si Ronaldo, fenomeni. Atë e shikoja sepse shpikte gjërat nga asgjë”, shto ai.

“Interi? Është e rëndësishme për mua të jem këtu. San Siro është vendi i bukur dhe emocionues, ku mund ta ndiesh prezencën e tifozëve si në pak stadiume tjera evropiane”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)