Mourinho e kërkon transferimin e Koulibalyt

  • 21 October 2018 - 17:47
Mourinho e kërkon transferimin e Koulibalyt

Trajneri i Manchester Unitedit dëshiron një qendërmbrojtës në skuadrën e tij.

Jose Mourinho do të tentojë që ta bindë Unitedin që të nënshkruajë me Kalidou Koulibalyn e Napolit qysh në muajin janar.

Klubi nga Manchesteri nuk arriti të transferojë mbrojtës në afati kalimtar të verës, dhe Mourinho dëshiron ta forcojë më shumë skuadrën e tij.

Koulibaly i plotëson kërkesat e Mourinhos, mirëpo senegalezi nënshkroi kontratë të re me napolitanët gjatë verës.

 

(Kosova Sot)