Gjithçka gati për betejën e Milanos

  • 21 October 2018 - 19:43
Gjithçka gati për betejën e Milanos

Interi dhe Milani do ta përmbyllin javën e nëntë të Serie A-së me superndeshjen mes dy rivalëve të qytetit, duke filluar prej orës 20:30 në “Giuseppe Meazza”.

Skuadra e Luciano Spallettit e kërkon fitoren e pestë me radhë në prani të tifozëve të tij, dhe dëshiro ta vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive.

Ndërsa në anën tjetër, djelmoshat e Gennaro Gattusos kërkojnë fitoren e tretë me radhë dhe të afrohen sa më shumë zonës së Ligës së Kampionëve.

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre, dy ndeshje i ka fituar Interi, një Milani dhe tri ndeshje kanë përfunduar të barabarta.

 

(Kosova Sot)