Icardi: Fitorja në minutën e 93-të edhe më e mirë

  • 21 October 2018 - 23:36
Icardi: Fitorja në minutën e 93-të edhe më e mirë

Mauro Icardi beson se Interi e meritoi fitoren e derbit ndaj Milanit, mirëpo ishte fitore shumë më e mirë në minutën 93-të.

Ishte Icardi i cili e shënoi golin vendimtar për skuadrën e tij pas një harkimi të Matias Vecinos, ku mëdyshja e Gianluigi Donnarummas bëri që Icardi të dërgojë topin në golin e zbrazët.

“Derbit duhet të fitohen, e kemi thënë këtë gjatë gjithë javës. Ne kishim shanse, goditëm shtyllën, shënuam një gol të parregullt, kështu që e merituam fitoren”, tha argjentinasi pas ndeshjes.

“Të fitosh kështu në minutën e 93-të, e bën fitoren më të mirë”.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu, e dimë potencialin e skuadrës sonë, dhe ne mundemi të luftojmë me këdo”.

Interi pozicionohet në vendin e tretë, me gjashtë pikë më pak se Juventusi në vend të parë, dhe kjo ishte fitorja e pestë me radhë e djelmoshave të Luciano Spallettit.

 

(Kosova Sot)