Moti po ftohet, futbolli po nxehet

  • 22 October 2018 - 08:50
Moti po ftohet, futbolli po nxehet

Kryendeshja në Mitrovicë është mbyllur pa fitues
Lideri i renditjes, Feronikeli, e ka përjetuar humbjen e parë në këtë stinor. Skuadra e Zekerija Ramadanit është gjunjëzuar në Gjilan, pasi ka pësuar humbje me rezultat 1:0. Prishtina ka përfituar më së shumti këtë javë, pasi tash është vetëm 2 pikë larg vendit të parë J ava e 11-të e Ipko Superligës në Kosovë ka sjellë disa duele mjaft të forta e ku nuk mungoi as rivaliteti i madh në fushë. Pa dyshim më së nxehti ka qenë në Mitrovicë, në stadiumin "Riza Lushta", aty ku u ballafaquan Trepça'89 e Llapi. Përveç dy golave të bukur në këtë sfidë nuk munguan as kartonët e kuq ku u shënuan dy të tillë për secilën skuadër nga një. Një ndeshje shumë e fortë është zhvilluar edhe në Gjilan, aty ku lideri i tabelës, Feronikeli u njoftua me humbjen e parë këtë edicion.

"Nikli" u mposht nga Gjilani dhe kjo ka bërë që lufta për vendin e parë të ngushtohet jashtëzakonisht shumë, pasi tash Prishtina është vetëm 2 pikë larg vendit të parë. "Nikli" dorëzohet, në Mitrovicë nuk kishte festë Lideri i renditjes tabelare, Feronikeli, e ka përjetuar humbjen e parë ë këtë stinor. Skuadar e Zekerija Ramadanit është gjunjëzuar në Gjilan pasi ka pësuar humbje nga Gjilani me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Jefferson Lopes në minutën e 66-të. "Nikli" e kishte të qartë se për ta përforcuar pozitën e parë i duhet një fitore në Gjilan dhe ndeshjen e nisi me sulme ku në pjesën e parë e dominoi takimin duke krijuar disa raste të mira. Mirëpo, pjesa e dytë dha pasqyrë tjetër dhe gjilanasit ishin shumë cinik duke e shfrytëzuar mundësinë që ju dha dhe e ruajtën atë deri në fund, duke i dhënë kështu fund një serie të keqe të rezultateve në ndeshjet e fundit. Një takim tjetër shumë i fortë është zhvilluar ën Mitrovicë, ku Trepça'89 e Llapi i kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1:1, dhe duke bërë kështu që trajneri i ri i Llapit, Bekim Shotani të debutojë me barazim në bankinën llapjane. Kjo ndeshje u karakterizua me një lojë të fortë e në disa momente edhe të ashpër.

Ishte Gucev ai që i dha epërsi të hershme vendasve kur shënoi në minutën e 17-të, mirëpo këtë nuk arritën ta ruajnë mitrovicasit pasi sulmuesi i talentuar Festim Alidema barazoi gjithçka kur shënoi një gol shumë të bukur. Deri në përfundim të pjesës së parë të dyja skuadrat mbeten me nga një lojtar më pak pasi nga loja u përjashtuan Mentor Zhdrella i Llapit e Gucev i Trepçës'89. Drita e bën të vuajë Ferizajn e Tovërlanit Kampioni i Kosovës, Drita, duket se e ka lënë anash krizën që e kishte në fillim të kampionatit duke shënuar edhe fitoren e tretë me radhë. Këtë herë Drita si mysafir e ka mposhtur Ferizaj me rezultat 2:0. Kjo fitore i ka ndihmuar kampionët që të ngjiten në pozitën e 5-të në renditje, me 16 pikë. Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 31-të, kur Betim Haxhimusa realizoi pas asistimit të Xhevdet Shabanit.

Ky i fundit asistoi edhe në golin e dytë, i cili u shënua nga zëvendësuesi Haxhi Neziraj, në minutën e pestë të kohës shtesë. Ndërkohë, Prishtina shënoi fitore të pritur në duel me KEK-un. "Elektricistët" e rinj rezistuan vetëm në pjesën e parë, pasi në të dytën pësuan tre gola. Serinë e golave e hapi Basit Khalid, në minutën e 52- të, për ta vazhduar më pas Mario Morina, në minutën e 68-të dhe për ta përmbyllur Mërgim Pefqeli, në minutën e 88-të. Fitore para tifozëve të vet dhe me rezultate identike, 1:0, shënuan Ballkani dhe Drenica. Skuadra portokalli nga Theranda e mposhti Flamurtarin, me golin e Manevskit, në minutën e 70-të, derisa Drenica arkëtoi tri pikë të reja në duel me Lirinë, me golin e shënuar nga Kreshnik Uka, në minutën e 39-të. 
(Kosova Sot)