Buffon: Mbappe mund të bëhet më i miri i të gjitha kohërave

  • 22 October 2018 - 10:26
Buffon: Mbappe mund të bëhet më i miri i të gjitha kohërave

Portieri veteran i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, është i impresionuar nga Kylian Mbappe, dhe thotë se ai mund të bëhet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Mbappe i ka shënuar 11 gola në tetë paraqitje me PSG-në në këtë stinor, po ashtu gjatë verës e fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi, ku ishte tinejxheri i parë që nga Pele, që shënoi gol në finale.

“Ai do ta ketë një karrierë të mrekullueshme. Ai mund të jetë më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë legjenda e Juventusit dhe Italisë.

“Ia kam thënë këtë atij, e di që mund ta bëjë. Ai e ka forcën për ta bërë këtë”.

40-vjeçari erdhi në Paris gjatë verës, pasi vendosi të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas 17 vjetëve, dhe deri më tani është paraqitur gjashtë herë për klubin parisien, dhe i ka pranuar vetëm tre gola.