Ibrahimovic në Real Madrid?

  • 22 October 2018 - 10:28
Ibrahimovic në Real Madrid?

Klubi spanjoll e dëshiron sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Ibrahimovic momentalisht është pjesë e klubit amerikan, LA Galaxy, dhe nga janari liga amerikane, MLS, është në pushim, dhe mund ta shfrytëzojë këtë mundësi që të huazohet për disa muaj në “Bernabeu2.

Klubi madrilen po ka vështirësi që të shënojë gola, pasi theu rekordin e tmerrshëm, duke mos shënuar gola për tetë orë, deri te goli i Marcelos në humbjen ndaj Levantes.

Në 25 paraqitje për klubin amerikan, Ibrahimovic i ka shënuar 21 gola.

Përveç Real Madridit, suedezi është përfolur edhe për një huazim të mundshëm në Milan.