Marcelo i ka thënë Realit: Dua kalimin te Juventusi

  • 22 October 2018 - 10:29
Marcelo i ka thënë Realit: Dua kalimin te Juventusi

Mbrojtësi i krahut të majtë i ka thënë klubin spanjoll që dëshiron të largohet për të kaluar te Juventusi.

Marcelo dëshiron që të ribashkohet me shokun e tij, Cristiano Ronaldon, te “Zonja e Vjetër”.

Ylli portugez iu bashkua Juves gjatë kësaj vere, mirëpo u përfol shumë edhe për një dëshirë të Marcelos për të kaluar te klubi italian.

Real Madridi është në telashe për shkak të rezultateve negative, dhe Marcelo kërkon që të ndërrojë ambient, kështu që në janar ose verën e ardhshme, braziliani mund të bëhet lojtar i Juventusit.