Wilshere: Do të qëndroja në Arsenal nëse Wenger nuk do të largohej

  • 22 October 2018 - 10:46
Wilshere: Do të qëndroja në Arsenal nëse Wenger nuk do të largohej

Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka thënë se do të qëndronte në Arsenal, nëse Arsene Wenger nuk do të largohej.

Wilshere është prodhim i akademisë së Arsenalit, mirëpo u largua pas 17 vjetëve, duke kaluar te rivali i qytetit, West Ham, gjatë kësaj vere.

“Nëse Wengeri do të qëndronte, do të qëndroja edhe unë, sepse ai ndikoi shumë në karrierën time dhe më besoi”, ka thënë Wilshere.

“Pra unë vendosa të qëndroj, mirëpo ai u largua dhe gjërat ndryshuan”.

“Mirëpo gjërat ndryshuan në klub, dhe ndoshta ishte koha e duhur që të largohem edhe unë po ashtu”.

(Kosova Sot)