Pjanic: Scholes e mësoi Ronaldon që të bëhet më i miri në botë

  • 22 October 2018 - 11:27
Pjanic: Scholes e mësoi Ronaldon që të bëhet më i miri në botë

Pjanic beson se Cristiano Ronaldo ka mësuar shumë nga legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes.

Ronaldo cilësohet si njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, me pesë Topa të Artë të fituar, pesë Liga të Kampionëve.

“Kam lexuar shumë gjëra kur Ronaldo ka qenë në United, dhe çfarë ka thënë ai për Scholes. Të gjithë flisnin për Scholes”, ka thënë mesfushori boshnjak.

“Ai i bëri gjërat me thjeshtësi, ai ishte special. Mendoj se Ronaldo ka mësuar shumë gjëra nga ai”.

“Gjërat më të thjeshta nganjëherë janë më të vështirat. Jo çdo kush mund t’i bëjë ato”. 

 

(Kosova Sot)