Beogradi merret me Xherdan Shaqirin

  • 22 October 2018 - 11:50
Beogradi merret me Xherdan Shaqirin

Të mërkurën mbrëma në orën 21.00 në stadiumin në Anfield Liverpooli ndeshet me ekipin serb Cërvena Zvezda nga Beogradi, në kuadër të xhiros së tretë të grupit C të kualifikimeve për Champions League. Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, mes të tjera ka deklaruar për sfidën me C. Zvezdën, se është një ndeshje si çdo ndeshje tjetër.  “Sigurisht, disa mund të më fërshëllejnë, por unë e shoh ndeshjen si çdo ndeshje tjetër. Në fund të fundit kjo është një lojë futbolli.

Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe duam të fitojmë. Sporti nuk është politikë”, ka thënë mes të tjera Shaqa. Portali serb “Kurir” ka bërë një shkrim për Shaqirin dhe e ka ilustruar me foton e fanellës së kombëtares së Zvicrës dhe kur ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenore në ndeshjen e 22 qershorit kundër Serbisë në Kampionatin Botëror  - “Rusia 2018”, ndeshje që ishte luajtur në Kalinngrad.  

Beogradi vazhdon të merret me Shaqën dhe sipas tyre, ai ka provokuar në takimin me Serbinë. Serbia ende e ka të freskët kur pësuan golin e nokautit në minutën e fundit nga Shaqiri.

 

(Kosova Sot)