Presidenti i Barçës: Neymari u largua dhe nuk është në planet tona ta kthejmë

  • 22 October 2018 - 12:56
Presidenti i Barçës: Neymari u largua dhe nuk është në planet tona ta kthejmë

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka insistuar se klubi katalonas nuk është duke planifikuar transferimin e Neymarit, përkundër raportimeve se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë verës së ardhshme.

Mediat spanjolle kanë raportuar se klubi katalonas është i interesuar ta kthejë sulmuesin brazilian në Barcelonë nga Paris Saint-Germaini, ku e kishin shitur në gusht të vitit 2017 për 220 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Bartomeu ka insistuar se një kthim i 26-vjeçarit nuk është në planet e klubit për momentin, si dhe ka bërë të ditur se Barcelona nuk do të jenë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Neymar? Ai u largua dhe ne nuk planifikojmë ta kthejmë. Nuk planifikojmë ta transferojmë askënd në janar, përveç trajneri e kërkon ndonjë lojtar para se të hapet afati kalimtar”, ka thënë presidenti i katalonasve.

“Kemi një skuadër më të vogël pasi që kemi lojtarë të skuadrës B që mund të luajnë edhe për ekipin e parë”.

 

(Kosova Sot)