Mesfushori serb Savic e përqafon Valon Berishën gjatë triumfit të Lazios

  • 22 October 2018 - 13:45
Mesfushori serb Savic e përqafon Valon Berishën gjatë triumfit të Lazios

Dy mesfushorët e Lazios, Valon Berisha dhe Sergej Milinkovic-Savic, e kanë lënë anash rivalitetin mes dy vendeve të origjinës së tyre, Kosovës dhe Serbisë gjatë ndeshjes së klubit të tyre.

Valon Berisha, i cili luan për Kombëtaren e Kosovës, u transferua gjatë afatit kalimtar të verës në Lazio nga Red Bull Salzburg.

Në mesfushën e Lazios luan edhe Sergej Milinkovic-Savic, i cili tanimë i ka bërë tri vjet me klubin italian. Gjithashtu, ai luan edhe për Kombëtaren e Serbisë.

Në ndeshjen e fundit të Serisë A, kundër Parmës, Lazio arriti t’i sigurojë tre pikët e radhës falë ndihmës së Berishës, i cili në minutën e 80-të arriti me mjeshtëri ta fitojë një penallti, të cilën e shënoi sulmuesi italian, Ciro Immobile.

Valon Berisha luajti nga minuta e 55' e takimit, dhe performoi mjaft mirë deri në fund të ndeshjes.

(Kosova Sot)