Sanchez mungon në stërvitje, pas spekulimeve se dëshiron të largohet nga Man Unitedi

  • 22 October 2018 - 14:05
Sanchez mungon në stërvitje, pas spekulimeve se dëshiron të largohet nga Man Unitedi

Sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, mungoi në stërvitjet e klubit sot, duke i nxitur kështu edhe më shumë raportimet se ai dëshiron të largohet nga klubi sa më shpejt që është e mundur.

Para disa ditëve ishte raportuar Sanchezi nuk është i lumtur me trajnerin Jose Mourinho dhe se e ka telefonuar agjentin e tij për t’i kërkuar ndonjë klub të ri, pasi që nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në Manchester United.

Sanchezi nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të mbajtur sot për ndeshjen e së martës kundër Juventusit, e vlefshme për grupin H të Ligës së Kampionëve. Kjo mungesë e bën paraqitjen në ndeshjen e së martës pothuajse të pamundur.

Sanchezi e ka përjetuar një periudhë të vështirë nëntëmujore në “Old Trafford”, që prej se iu bashkua klubit nga Arsenali në janar, duke pasur vështirësi ta gjejë formën. Këtë sezon, ai ka luajtur vetëm 90 minuta nga gjithsej nëntë ndeshje të zhvilluara.

29-vjeçari i ka shënuar vetëm katër gola dhe dhuruar gjashtë asiste në 25 ndeshje për Djajtë e kuq, që përbën rënie të madhe në formë krahasuar me formën që kishte në Barcelonë dhe arsenal, ku do ta shënonte një gol çdo tri ndeshje, dhe çdo dy ndeshje respektivisht.

 

(Kosova Sot)