Ylli i Barcelonës: Interi më bëri të lumtur përsëri

  • 22 October 2018 - 14:44
Ylli i Barcelonës: Interi më bëri të lumtur përsëri

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha e ka falënderuar Interin se e ka bërë të ndihet si futbollist përsëri dhe se ia ka mundësuar ta kthejë lumturinë e humbur.

Rafinha e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si lojtar i huazuar te Interi, duke u ndihmuar zikaltërve të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, por në fund ata dështuan të arrinin marrëveshje për blerjen përfundimtare të brazilianit.

“Ishte verë e ngjeshur sepse nuk e dija çfarë do të ndodhte me mua”, tha Rafinha për Mundo Deportivo para takimit mes dy klubeve të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

“Gjërat po ndryshonin, por unë isha në shtëpi gjithsesi, rehat duke qenë në klubin më të mirë në botë, Barcelonë”, shtoi ai.

“I lënduar nga Interi? Jo, kjo s’është fjala e duhur. Pas disa muajsh, nisa të ndihem shumë mirë, dhe ta rikthej vetëbesimin pas lëndimit të gjatë. Jam ndier shumë rehat për shkak të trajtimit të mirë që ma kanë bërë bashkëlojtarët dhe tifozët e Interit. Më bënë të ndihesha sikur isha në shtëpi”, shtoi ai. 

 

(Kosova Sot)