Ja si u prit Kombëtarja në Danimarkë (Video)

  • 04 September 2015 - 11:01
Ja si u prit Kombëtarja në Danimarkë (Video)

Atmosferë kuqezi në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen. Mijëra tifozë shqiptarë nga e gjithë Europa kanë shkuar atje për të përkrahur Kombëtaren që sot luan një ndeshje shumë të rëndësishme përballë vendasve.

Federata Daneze e Futbollit ka vënë në dispozicion të shqiptarëve vetëm 2500 bileta, 5% e stadiumit, ndërsa mendohet se në stadium duan të jenë mëse 10,000 shqiptarë, shkruan Albeu.

Siç shihet edhe në videon e mësipërme të publikuar nga faqja "Shqipëria Ime", tifozë të shumtë kuqezinj ishin vendosur para hotelit ku do të qëndrojë Kombëtarja për ti përshëndetur dhe për ti dhënë zemër.

Videon mund t'a shikoni në linkun e mëposhtëm:

https://video-fra3-1.xx.fbcdn.net/hvideo-xtp1/v/t43.1792-2/11826679_1143448452350376_1314843421_n.mp4?efg=eyJybHIiOjMzMTgsInJsYSI6NDA5Nn0%3D&rl=3318&vabr=2212&oh=9a4f352a1220c5545c1221d2aa2a0535&oe=55E983C5