Ylli i Juventusit mungon ndaj Man Unitedit në Champions

  • 22 October 2018 - 17:26
Ylli i Juventusit mungon ndaj Man Unitedit në Champions

Massimiliano Allegri e ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Unitedit, me sulmuesin Mario Mandzukic që mungon.

Juventusi konfirmoi sot se Mandzukic e braktisi seancën e fundit stërvitore shkaku i një problemi, ndërsa Calciomercato.com spekulon se kroatit do t’i duhen dy deri në tri javë kohë për t’u riaftësuar.

Kroati i bashkohet Sami Khediras, Leonardo Bonuccit dhe Emre Canit në listën e lojtarëve që iu duhet tretmani mjekësor.

Manchester United e pret të martën gjigantin italian në "Old Trafford", në një ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që nis në orën 21:00.

Lista e të ftuarve nga Allegri:

Image

 

(Kosova Sot)