Mourinho e konfirmon mungesën e Sanchezit ndaj Juventusit

  • 22 October 2018 - 17:29
Mourinho e konfirmon mungesën e Sanchezit ndaj Juventusit

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Juventusit, se kiliani Alexis Sanchez nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, por nuk ka treguar pse.

Sanchezi nuk kishte qenë i pranishëm as në seancën stërvitore, të mbajtur sot në Carrington dhe kjo i kishte nxitur spekulimet se kiliani dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi.

Këto spekulime kishin filluar para disa javëve, kur forma e Sanchezit filloi të kritikohej shumë nga tifozët dhe legjendat e klubit. Para disa ditëve u raportua se ai e kishte telefonuar agjentin e tij, të cilit i kishte kërkuar të kërkonte klube të reja për të.

Mourinho nuk tregoi se pse do të mungonte në këtë ndeshje Sanchezi, megjithatë e konfirmoi këtë lajm për mediat e pranishme.

“Lojtarët që i patë atje janë lojtarët të cilët janë të gatshëm të luajnë. Nuk kam asgjë për të fshehur, Sanchezi nuk do të luajë”, ka thënë Mourinho para ndeshjes të së martës kundër Juventusit në Old Trafford. 

 

(Kosova Sot)