Rafinha: Mendova që Interi do të nënshkruante me mua

  • 22 October 2018 - 18:49
Rafinha: Mendova që Interi do të nënshkruante me mua

25 vjeçari mendon se kishte bërë mjaftueshëm për të siguruar një lëvizje të tërësishme në San Siru edhe pse klubi nga Serie A në fund vendosi kundër transferit të tij

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha është gati për ti shkaktuar telashe Interit në Ligën e Kampionëve, edhe pse ai kishte menduar se do të ishte në këtë skuadër pasi kaloi gjashtë muaj i huazuar në San Siro në fillim të këtij viti.

“Nuk e kam pritur”, tha ai për Mundo Deportivo, pasi është kthyer përsëri të Barcelona.

“Dhimbje nuk është fjala e duhur për vendimin e Interit. Kisha pak muaj atje në të cilat ja dola mirë. Mora vetëbesimin pas një lëndimi të gjatë. Shokët e mijë të skuadrës dhe tifozët bën që të ndihem shumë mirë, sikurse të isha në shtëpi”.

“Ishte një verë e zënë dhe për shkak se kishte shumë paqartësi mendojë se do të ndodhte. Por nuk e pata të qartë. Gjerat ndryshuan, por unë mbeta në shtëpi, i qetë me skuadrën më të mirë në botë”.

 

(Kosova Sot)