Real Madrid përgatitet për El Clasicon e parë pa Ronaldon

  • 22 October 2018 - 19:33
Real Madrid përgatitet për El Clasicon e parë pa Ronaldon

Pa formë, pa gola dhe pa sens për goditje në gol, Madridi përballet me një detyrë të vështirë këtë vikend kur përballet me rivalët e tyre sonte

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në Camp Nou këtë te dielë, por kjo është El Clasico e parë e këtij sezoni në të cilën do të mungojnë dy yjet që nuk i kanë munguar për gati 10 vite këtij derbi.

Lajmi që Lionel Messi do të jetë jashtë për shkak të lëndimit të krahut të tij kundër Sevillës të shtunën e la të shokuar skuadrën e Ernesto Valverdes. Messi në 37 paraqitje në El Clasico që është paraqitur e që ka më së shumti paraqitje në El Clasico së çdo lojtarë tjetër në mes të këtyre kundërshtarëve. Ai ka qenë një figurë kryesore derisa Barca për herë të fundit që është paraqitur pa argjentinasin është dhjetori i 2007.

Por, përderisa një gola shënues i madh ishte për të kthyer në lojë klubin nga kryeqytetit në fund të sezonit të kaluar, një figurë familjare e tyre nuk do të kthehej kurrë për të luajtur në këtë derbi pasi që ai është larguar nga aty.

Për herë të parë qëkurse Madridi nënshkroi me të nga Manchester United më 2009, ata do të përballen me Barcelonën pa Cristiano Ronaldon.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua në verë, bashkë me trajnerin Zinedine Zidane, ka lënë Los Blancos duke vuajtur këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri, Julen Lopetegui.

Të shtunën Real Madridi u mposht nga Levante 2-1 në shtëpi duke mbetur pa fitore në pesë ndeshje dhe Goal kupton së ata mund të dështojë edhe këtë vikend, e që një dështim i tij do ta dërgonte ish trajnerin e Spanjës jashtë skuadrës për pak muaj në rolin e tij.

Derisa Gareth Bale dhe Karim Benzema po vuajnë për të gjetur rrjetën, Lopetegui i duhet një paraqitje prej heroi në udhëtimin e tij në Kataloni.

Në 30 paraqitjet e tij kundër Blaugrana, Ronaldo shënoi 18 herë, me nëntë gola që u shënuan në ligë.

Sulmuesi mungoi vetëm në dy El Clasco gjatë nëntë viteve të tij në kryeqytetin spanjoll: një karton i verdhë e la jashtë atë në Supercopa të Spanjës, në ndeshjen e dytë në gusht të 2017’ës. Derisa ai mungoi edhe në finale të Copa del Rey më 2014 shkaku i lëndimit.

Derisa Madridi gjendet në pozitën e pestë në La Liga dhe ka katër pikë më pak se liderët, Barca, Ronaldo është në formë pas një starti të ngadaltë në Juventus, ku ka bërë pesë gola dhe katër asiste në nëntë paraqitje në Serie A.

Pasi që Madrid nuk po shënon pa Ronaldon dhe humbi me Levante, portieri Oier Olazabal beson se tani është e qartë që atyre ju mungon ish ylli i tyre.

“Madje ata nuk janë më të mirë sikurse ishin zakonisht me të, se kanë atë grint që e kishin”, thotë ai.

“Cristiano ka sjell shumë gola. Ai shënoi 50 gola për sezon dhe kjo është e qartë se atyre ju mungon ai”.

 

(Kosova Sot)