“Vështirë të luash dobët në City”

  • 22 October 2018 - 19:55
“Vështirë të luash dobët në City”

Mesfushori i ka lavdëruar strukturat dhe trajnerët nga Pep Guardiola pasi që me këtë skuadër është vështirë që të luash dobët për 90 minuta

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan beson që sistemi i klubit të City dhe të qenit nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola e kanë bërë “të vështirë” që të kenë ndeshje të dobët.

“Nuk dua të tingëllojë arrogant apo diçka tjetër, vetëm dua të jem objektiv. Mendoj që skuadra dhe mënyra si luajmë për momentin, është vështirë të kesh ndeshje të keqe si lojtar”, tha Gundogan për ESPNFC.

“Ne kemi një sistem dhe shokët e skuadrën në fushë janë shumë afër, ju involvoheni aq shumë në lojë dhe bëni gjëra aq të mira sa vështirë të luani keq”.

“Është shumë e vështirë dhe Pep punon shumë, është vështirë të luani keq si lojtar. Mund të keni pasime të këqija apo sfida të këqija, por për të pasur një ndeshje të keqe duhet të ndodhin shumë gjëra, por nuk e keni”, ka thënë ai.

 

(Kosova Sot)