Pele përshëndet rekordin e Neymar

  • 22 October 2018 - 20:44
Pele përshëndet rekordin e Neymar

Tri herë fituesi i Botërorit e sheh lojtarin e PSG më të mirë se ai në paraqitjet e tij derisa shpreson që Neymar të kalojë edhe rekordin e golave të tij në total

Pele e ka uruar Neymarin që ka kaluar rekordin e tri herë fituesit të Botërorit duke pasur 92 paraqitje me Brazilin – dhe e ka sfiduar lojtarin e PSG’së që ta thyej edhe rekordin e tij të golave të shënuar.

Neymar është i destinuar për ta bërë historinë me Selecao. Me vetëm 26 vjet, ai tashmë është i treti në listë për Brazilin si golashënuesi më i mirë.

Në turneun globale të tetorit te Brazilit ai pati paraqitjen e 93’të dhe 94’të me Arabinë Saudite dhe Argjentinën për Neymarin, duke kaluar kështu për dy numra Pelen.

Por, Pele ende udhëheq me gola për vendin e tyre. Më 77 gola në ndeshjet zyrtare, Pele është ende është larg me golashënuesin e dytë të Brazilit, Ronaldo që ka 62 të tilla.

Neymar qëndron 18 gola prapa Peles, më 59 dhe ai shpreson që kapiteni i tanishëm i Brazilit ta thyej edhe këtë rekord.

“Urime për  @neymarjr, për paraqitjet e juaja në Kombëtare këtë javë”, ka shkruar Pele në Twitter pasi që FIFA e uroi Neymarin për këtë arritje. “Ju kaluat më shumë se unë”, shtoi Pele. “Tani vazhdoni dhe thyeni edhe rekordin tim të golave, po ashtu – Brazili ka nevojë për ju”.

Neymar do të jetë në aksion për Brazilin edhe në muajin e ardhshëm kur turneu i Brazilit do të vazhdojë. 

 

 

(Kosova Sot)