Ronaldo: E vërteta do të del në shesh

  • 22 October 2018 - 21:24
Ronaldo: E vërteta do të del në shesh

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka insistuar së “nuk është opsesion i tij për të fituar çmime individuale dhe së pret që e vërteta të del në shesh” për akuzat për dhunimet

Superylli portugez ishte thënë se ishte zemëruar që ai nuk e fitojë çmimin lojtari më i mirë i UEFA’së dhe ai nuk e përcjelli ceremoninë për çmimet e më të mirëve të FIFA’së.

Disa kanë sugjeruar se ai ndjen së është një agjendë kundër tij pas largimit nga Real Madridit.

“Nuk është obsesion i imi që të fitojë çmime individuale”, ka insistuar Ronaldo, duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Manchester United nesër.

“Me duhet që të koncentrohem në Juven. Ka qenë një kohë fantastike, çdo gjë ka shkuar mirë dhe skuadra është fantastike”.

“Të fitosh çmime individuale nuk është një obsesion. Ndihmon, por nuk është gjithçka”.

“Nuk bëj krahasime me Real Madridin, jam i lumtur që luajë këtu dhe isha i lumtur edhe kur kam luajtur në Manchester United dhe Real. E konsideroj vetveten një njeri me fat dhe të lumtur”.

“Po adaptohem me futbollin italian. Është ndryshe, por po argëtohem shumë. Shokët e skuadrës po me ndihmojnë shumë dhe jam i lumtur që luaj për këtë klub fantastik”.

“Në dhe jashtë fushe gjithmonë jam i buzëqeshur. Jam i lumtur si një njeri i lumtur. Po luaj për një klub fantastik, kam familje fantastike, katër fëmijë dhe unë jam mirë më shëndet. I kam të gjitha”.

“Të tjera nuk me shqetësojnë”.

Policia e Nevadas e ka rihapur një hetim ku ai akuzohet për dhunim më 2009 dhe CR7 është pyetur për këto akuza.

“Nuk dëgjuat. Jam i lumtur, shumë i lumtur. Ne kemi lëshuar një deklaratë para disa jave. Jam këtu për të mos treguar gënjeshtra, i besoj plotësisht punës së avokatëve të mi”.

“Po argëtohem duke luajtur futboll, duke e shijuar jetën dhe kam njerëz të cilët merren me këto gjëra. E vërteta do të del në shesh”.

Sulmuesi është shumë i familjarizuar me Old Trafford pasi që u ngrit nga Manchester United.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, United janë një skuadër e madhe”, tha Ronaldo.

“United është shtëpia e ime, por ne jemi Juventus. Nëse ne luajmë mirë dhe ne luajmë në atë mënyrë si dëshiron trajneri i jonë të luajmë, ne mund ta fitojmë këtë ndeshje”.

“Natyrisht ne kemi respekt për Manchester United, ata kanë një skuadër dhe trajner fantastik (Jose Mourinho)”.

“Po them, pres që Juventus të fiton. Kthimi në Manchester gjithmonë ka qenë emocional për mua”. 

 

 

(Kosova Sot)