10’she për Arsenalin

  • 22 October 2018 - 23:13
10’she për Arsenalin

Arsenali e ka shënuar fitoren e 10 më radhë, 7 në Premier Ligë dhe 3 të tjera në ndeshjet zyrtare. Ata sonte përmbysën Leicesterin me rezultat 3-1, një fitore që e çon Arsenalin në kuotën e 21 pikëve dhe në vendin e katër në Premier Ligë

Arsenali nuk di për humbje që dy muaj me radhë.

Pas dy humbjeve me radhë në Premier Ligë, në dy ndeshjet e para kundër Manchester Cityt dhe Chelseat, skuadra e Unai Emery ka fituar 10 përballjet e tjera, duke arritur kështu në kuotën e 10 fitoreve radhazi.

Firoja kundër Leicester City sonte në Premier Ligë çon në shtatë fitore Arsenalin nga nëntë xhiro, derisa ata kanë fituar 21 pikë nga këto shtatë fitore.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për skuadrën mysafire që disa herë ishin afër për të shënuar gol.

Fillimisht ishte Maguire, goditjen e të cilit e priti Bernd Leno, ndërkaq Holding preku topin me dorë në minutën e 20’të por arbitri nuk akordoi penallti për mysafirët

Nga ky presion vjen edhe goli i parë për Leicester City, ku Chilëell pas një vrapimi individual arrin që të shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 31’të.

Arsenali nuk reagoi si duhet pas pësimit të golit. Presioni i vendasve vjen tek në minutën e 40’të ku fillon një presion i lehtë të mysafirët. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Ozil barazon rezultatin. Me rezultat 1-1 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte Arsenali ata që e dominuan takimin si me posedim ashtu edhe me shanset e krijuara.

Por, goli vjen vetëm pasi që në ndeshje aktivizohet Pierre Emerick-Aubameyang që zëvendëson Lichsteiner.

Aubameyang shënon për epërsinë e Arsenalit në minutën e 63 pas një asisiti të Bellerine, kurse i njëjti shënon edhe golin e tretë por tani pas një asisti të Ozil.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali udhëton në Lisbonë ku do të përballet me Sportingun në ndeshje të Europa Ligës, ndërkaq në të njëjtën javë ata do të luajnë edhe si mysafirë i Crystal Palace në Londër.

 

(Kosova Sot)