Vidal, sërish i dehur

  • 04 September 2015 - 11:43
Vidal, sërish i dehur

Arturo Vidal nuk heq dorë nga alkooli. Aksidenti me Ferrarin gjatë Kupës së Amerikës, rreziku për t’u përjashtuar nga turneu dhe lotët në konferencën për shtyp nuk i kanë shërbyer për asgjë mesfushorit të Bayernit, i cili e ka të vështirë të ndryshojë sjellje kur grumbullohet me Kombëtaren e Kilit.

28-vjeçari është dëbuar nga përfaqësuesja për motive personale.

Në fakt, arsyeja, sipas mediave kiliane, lidhet me faktin se ish-mefushori i Juventusit ka shkuar i dehur në vendgrumbullimin e Kilit pak ditë para miqësores me Paraguain.