Ronaldo rikthehet në Old Trafford me Juventusin, formacionet e mundshme

  • 23 October 2018 - 10:13
Ronaldo rikthehet në Old Trafford me Juventusin, formacionet e mundshme

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të rikthehet në stadiumin e ish-klubit të tij, Old Trafford, në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila zhvillohet sonte në orën 21:00.

Ronaldo ka arritur t’i shënojë pesë gola në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër ish-klubeve të tij, përfshirë këtu edhe dy golat e shënuara në dy ndeshjet kundër Manchester Unitedit, gjatë kohës kur ishte në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Djajtë e kuq i kanë humbur dy pikë në ndeshjen e fundit të zhvilluar në fundjavë. Ata u ndeshën me Chelsean në Stamford Bridge, të cilët arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 96-të, përmes golit të shënuar nga Ross Barkley.

Ndërsa, Juventusi i ka humbur pikët e para në këtë sezon të Serisë A në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin Allianz. Skuadra e Massimiliano Allegrit barazoi me rezultat 1-1 kundër Genoas, por megjithatë ende pozicionohet në vendin e parë.

Skuadra e Jose Mourinhos e ka fituar ndeshjen e parë të këtij grupi, megjithatë e barazoi të dytën kundër Valencias. Në anën tjetër, Juventusi ka arritur të tregohet i suksesshëm në po të dyja ndeshjet e këtij grupi.

Detyra e “Djajve të kuq” konsiderohet edhe më e vështirë pasi që Juventusi i kanë humbur vetëm dy nga 23 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe që të dyja këto humbje kanë ardhur në ndeshjet kundër klubeve spanjolle.

Formacionet e mundshme:

Manchester United: De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaë; Pogba, Matic, Fred; Rashford, Lukaku, Martial.

Juventus:  Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro; Pjanic, Matuidi, Can; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

(Kosova Sot)