Ozil: Sonte luajtëm futboll goxha seksi

  • 23 October 2018 - 10:22
Ozil: Sonte luajtëm futboll goxha seksi

Mesut Ozil mendon se Arsenali pati një pjesë të dytë fantastike në fitoren e së hënës mbrëma 3-1 ndaj Leicester Cityt në Premierligë duke luajtur futboll seksi.

Leicester në fakt i befasoi vendasit duke kaluar në epërsi falë autogolit të Hector Bellerinit, por kapiteni Mesut Ozil më pas shfaqi autoritetet e tij për t’i përmbysur vizitorët.

Mesfushori turko-gjerman realizoi golin e barazimit para përfundimit të pjesës së parë, para se të jepte kontribut të madh në dy golat e radhës në tre minuta mahnitës për zëvendësuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Ozil e justifikoi vendimin e trajnerit Unai Emery për t’ia besuar atij shiritin e kapitenit, me një paraqitje të mrekullueshme që i ndihmoi Arsenalit të ngjitet në vendin e katërt në tabelën e Premierligës, pas fitores së shtatë radhazi.

“Mendoj se luajtëm futboll goxha seksi”, shkroi Ozil në Twitter.

“Jam kapiten krenar i këtij ekipi dhe këtij klubi”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)