Chiellini: Juventusi e do Pogban

  • 23 October 2018 - 10:24
Chiellini: Juventusi e do Pogban

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka pranuar dashurinë dhe respektin që ka për yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, por nuk dëshiron t’i ushqejë spekulimet për transferimin e tij.

Francezi do të përballet më ish-bashkëlojtarët e tij për herë të parë sonte në “Old Trafford”, dhe kohëve të fundit ka qenë i lidhur me një kthim në Torino.

Chiellini, megjithatë, nuk dëshiron të flasë për këtë.

“Më vjen keq që çdo gjë që ne e themi për të është po përdoret në tregun e transferimeve”, tha Chiellini.

“Ka vetëm dashuri dhe respekt për një djalosh, të cilin e pamë duke u rritur dhe pastaj duke luftuar. Mendoj se kjo ndjesi është e ndërsjellë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)