Xavi: Ishim më të mirë se Interi, por gjyqtari s’na ndihmoi

  • 23 October 2018 - 10:40
Xavi: Ishim më të mirë se Interi, por gjyqtari s’na ndihmoi

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández, ka folur sesi ishte të luante kundër Interit të Jose Mourinhos më 2010, kur zikaltrit e tronditen gjigantin katalonas duke e eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në një sezon që e fituan tripleten.

Zikaltrit e fituan tripleten në vitin 2010, duke e mposhtur 3-2 Barçën pas dy ndeshjeve gjysmëfinale në një natë në “Camp Nou” që u shqua për mbrojtjen heroike të Interit.

Këto dy skuadra do të takohen nesër përsëri, në një ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, para të cilës ish-ylli i Barçës ka folur.

“I mbaj në mend shumë mirë të dy ndeshjet. Ne e kishim kontrollin në lojën e parë në San Siro dhe udhëhoqëm të parët, por gjyqtari [Olegario] Benquerenca nuk na ndihmoi shumë dhe Interi e mori kontrollin pastaj”, tha Xavi.

“Ata bënë presion në pjesën e fushës sonë dhe i fituan disa topa në zona të rrezikshme, por disa nga vendimet e gjyqtarit....”, shtoi ai.

Më pas Xavi foli edhe për ndeshjen e kthimit, të cilën Barcelona e fitoi 1-0, por nuk qe triumf i mjaftueshëm për të kaluar në finale.

“Në ndeshjen e kthimit në Barcelonë, ishim në kontroll nga fillimi deri në fund, veçanërisht pas përjashtimit të Thiago Mottas. Rikthimi dukej i pamundur pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë. Samuel Eto’o luajti mrekullueshëm si lojtar i krahut të djathtë të mbrojtës, dhe të gjithë lojtarët zikaltër e flijuan veten”, shtoi ai.

“Ishte e dhimbshme të eliminoheshim në atë mënyrë. Pas golit të Piques mendova se do ndeshja do të kishte përfundim tjetër”, theksoi ai. 

 

(Kosova Sot)