"Ujqërit e Dëborës" nga Toronto në Kopenhagen për Kombëtaren

  • 04 September 2015 - 12:25
Në Kopenhagen nuk kanë mbërritur vetëm tifozë shqiptarë nga e gjithë Europa, por edhe përtej saj. Një grupim nga shqiptarët r Kanadasë, i quajtur "Ujqërit e Dëborës, Toronto", ka mbërritur në kryeqytetin danez për të mbështetur Kombëtaren.

Ata kanë bërë mijëra kilometra për një ndeshje të vetme, por duket se ia vlen, pasi kjo mund të vendosë shumë për rrugëtimin drejt France 2016, transmeton Albeu.com

Grupimi ka dhënë spektakël me këngë të shumta para hotelit ku qëndron Shqipëria.