8000 shqiptarë rrezikojnë të mbesin jashtë

  • 04 September 2015 - 13:46
8000 shqiptarë rrezikojnë të mbesin jashtë

8 mijë tifozë shqiptarë, të paktën që kanë blerë biletat për në ndeshjen, e cila do të luhet në stadiumin “Telia Parken”, mund të rrezikojnë të mbesin jashtë.

Mund të ndodhë kështu, sepse autoritetet daneze kanë lajmëruar, se ata nuk do të kenë asnjë shans të hynë në tribunat e tjera përveç vendit të caktuar për kuqezinjtë.

Janë caktuar 2500 vende për shqiptarët, të cilët kanë rezervuar biletat në FSHF, ata do të hynë normalisht në stadium.

Ndërsa pjesa tjetër, të cilët jetojnë në vendet skandinave e që bëhen afërsisht 8000 tifozë, do ta kenë më shumë se sa të vështirë për t’u lejuar të futen në stadium.

Këta të fundit edhe duke pasur dy shtetësi kanë pasur mundësinë t’i blejnë, por policia vendëse ka deklaruar se nuk do t’i lejojë të futen në stadium jashtë tribunës së caktuar për shqiptarët, transmeton Panorama Sport”

Ndërkohë Kombëtarja shqiptare në Kopenhagen është pritur nga qindra tifozë me flamuj kuqezi.