“Liverpooli mund ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve”

  • 23 October 2018 - 17:24
“Liverpooli mund ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve”

Mesfushori i Evertonit, Nikola Vlasic, e ka vënë në rrezik mbështetjet nga tifozët e klubit të tij, duke e lavdëruar klubin rival, Liverpoolin, për të cilët ka thënë se janë aq të mirë sa mund të triumfojnë në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori kroat gjithashtu duket se e ka kritikuar klubin e tij duke thënë se ai nuk është tifoz i stilit të asnjë klubi të Premierligës, përveç top gjashtë klubeve. Evertoni është në pozitën e gjashtë.

Vlasic u transferua në Everton nga Hajduk Split në vitin 2017, megjithatë ai është dërguar në huazim në CSKA Moscow për këtë sezon, për të cilët ka arritur ta shënojë golin e fitores në ndeshjen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

“Kush mund ta fitojë Ligën e Kampionëve? Unë do të thosha Liverpooli për shkak të finales së vitit të kaluar dhe tani janë përmirësuar edhe më shumë. Pastaj Manchester City, Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi”, ka thënë Vlasic.

“Në Premierligë, vetëm pesë apo gjashtë ekipet e mëdha, të menaxhuara nga trajnerë të huaj si Klopp dhe Guardiola, luajnë futboll të mrekullueshëm. Të tjerët mendojnë për mbrojtjen dhe fokusohen në aspektin fizik. Unë nuk dua të luaj kështu”. 

 

(Kosova Sot)