Valverde tregon se sa do të mungojë Messi

  • 23 October 2018 - 18:06
Valverde tregon se sa do të mungojë Messi

Skuadra e Barcelonës nesër do të takohet me Interin në ‘San Siro’, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për media, ku ka theksuar se kjo do të jetë një ndeshje mjaft taktike dhe e vështirë për ekipin e tij.

Në këtë ndeshje, Barcelona nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Leo Messit.

Valverde ka folur për dëmtimin e Messit, ku ka treguar se sa gjatë do të jetë argjentinasi jashtë fushave.

“Mjekët na kanë njoftuar se Messi do të mungojë tre javë”, tha Valverde.

Vlen të theksohet se Leo Messi u lëndua në fundjavë në ndeshjen ndaj Sevillas. Ai u zëvendësua në pjesën e parë – pasi dëmtoi krahun e tij të majtë.

 

(Kosova Sot)