“Një lojtar nuk e zëvendëson Messin”

  • 23 October 2018 - 18:47
“Një lojtar nuk e zëvendëson Messin”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde pranon se “një lojtar nuk mund ta zëvendëson” Lionel Messi dhe ia ka tërhequr vërejtjen skuadrës së Interi “kurrë nuk dorëzohet”

Skuadra katalunase do ti pret kaltërezinjtë në Camp Nou nesër për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve, me dy skuadrat që kanë marrë maksimumin e pikëve pas dy ndeshjeve.

“Ne jemi duke pritur një kundërshtar i cili është në periudhën më të mirë të sezonit të tyre”, ka bërë të ditur Valverde në konferencën e tij për shtyp.

“Ata kanë fituar shtatë ndeshje rend dhe nuk janë dorëzuar asnjëherë, ata kanë fituar shumë ndeshje në minutën e fundit”, thotë Valverde.

“Do të jetë një sfidë e mirë me tri pikë të rëndësishme në grup, pikë që do të na hynë në punë për kalimin në fazën tjetër kualifikuese”.

“Ne kemi gjashtë pikë, aq sa Inter, por ne luajmë në shtëpi dhe ne duam që ta shfrytëzojmë avantazhin e të qenit në vendin tonë. Ne duam që ta fitojmë këtë ndeshje të rëndësishme”.

Lionel Messi, sipas tij është lojtari i tij më i mirë në botë, do të mungojë pas lëndimit këtë vikend.

“Qartë mungesa e tij do të ndikojë tek ne, por po ashtu do të jetë sfidë për ne, për të parë nëse ne mund të fitojmë pa të në javët e ardhshme ku kemi ndeshje më të vështira”.

“Ne do të ndryshojmë sistemin tonë, por jo stilin. Ne kemi opsione të ndryshme por nuk dëshirojë që ti jap këto para trajnerit të Interit”.

“Një lojtar nuk mund ta zëvendësoi Leon, do të kemi një përgjigje kolektive”.

“Messi mund të luaj në çdo skuadër të botës, kështu që është absolutisht normale që ne e bazojmë lojën të ai. Tani ne duhet të jemi të sigurt që mungesa e tij të ndihet sa më pak që është e mundshme”.

“Mjekët kanë folur për tri javë por ne shpresojmë që ta reduktojmë këtë kohë. Nuk është problem muskulor megjithatë, kështu që nuk mund ta reduktojmë shumë”. 

(Kosova Sot)