Pogba refuzoi rrogën 12 milionë euro

  • 04 September 2015 - 19:20
Pogba refuzoi rrogën 12 milionë euro

Lajmet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Paul Pogba ka refuzuar Chelsean dhe pagën e tyre të madhe.

Por edhe e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ raporton se 22 vjerçari ka refuzuar ofertën e kampionëve anglez edhe pse u telefonua personalisht nga trajneri Jose Mourinho.

"Gazzetta dello Sport’ shkruan se londinezët ishin të gatshëm të paguanin 85 milionë euro për ish futbollistin e Manchester United, ndërsa në pako ishte edhe braziliani Oscar.