Mbi tre mijë shqiptarë në stadium për kombëtaren

  • 04 September 2015 - 20:56
Mbi tre mijë shqiptarë në stadium për kombëtaren

Kombëtarja e Shqipërisë, luanët e ekipit kombëtar do të kenë përkrahjen e mbi 3000 shqiptarëve që do të jenë në stadium.

Ky është një rekord më vete për tifozët mysafirë në Danimarkë, dhe natyrisht se kjo është ndihmesë e madhe për skuadrën kombëtare.

Ndryshe Dritan Shakohoxha po ashtu e konfrimoi se janë shpërndarë 3000 qeleshe për tiozët shqiptarë që do të jenë në stadium.

Shqipëria me një fitore do të mund të ishte fare pranë ëndrrës së Euro 2016.