Shqipëria e merr një pikë të artë në Danimarkë (Foto)

  • 04 September 2015 - 21:37
Shqipëria e merr një pikë të artë në Danimarkë  (Foto)

Ka përfunduar pafitues 0:0 sfida mes Danimarkës dhe Shqipërisë, në Kopenhagë në stadiumin Parken. Ky barazim është i artë për kuqezinjtë, që i ofrohen edhe më shumë ëndrrës FRANCA 2016.

Image
Image
Image

 

........................................

Cana shpëton Shqipërinë (Foto)

Kapiteni Lorik Cana ka shpëtuar një gol të sigurt ndaj Danimarkës.

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka shpëtuar një gol të sigurt ndaj Danimarkës në ndeshjen që është duke u zhvilluar.

Cana,largoi topin në momentin e fundit nga këmbët e sulmuesit të Danimarkës, Nicklas Bendtner, duke shpëtuar portën e kuqezinjve për të mos pësuar gol.

Rezultati momental i ndeshjen vazhdon të mbetet 0-0, rezultat ky që i konvenon Kombëtares së Shqipërisë.

.......................................

Danimarka gjen rrugën e rrjetës me Niklas Bendtnerin në minutën e 74-t, por më parë gjyqtari kishte fishkëllyer për pozicion jashtë loje.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

..........................................

Etrit Berisha ka bërë dy pritje shpëtimtare në minutat 57' dhe 60'. Në fillim "gardiani" nuk lejoi që topi i goditur me kokë nga Poulsen të prekte rrjetën pas një krosimi nga këndi, më pas priti gjuajtjen qendrore të Jorgensenit.

Danezët e shtojnë gazin përpara në kërkim të golit, kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë ngjeshur në prapavijë.

.................................

Pjesa e parë, Danimarkë 0–0 Shqipëri 

Ka përfunduar pjesa e pare në ndeshjen Shqipëria – Danimarka.

Ende nuk është shënuar asnjë gol nga asnjëra skuadër, megjithatë Shqipëria po luan lojë të mire dhe me raste për të shënuar.