Festë në Prishtinë, ndizen fishekzjarret (Video)

  • 04 September 2015 - 23:07
Festë në Prishtinë, ndizen fishekzjarret (Video)

Me t’i rënë për herën e fundit filikaqës gjyqtari i ndeshjes Danimarkë – Shqipëri, e cila përfundoi 0:0, një numër i madh i fishekzjarrëve janë ndezur në sheshin Zahir Pajaziti, ku edhe u festua kjo pikë e artë e kombëtares shqiptare.

Për momentin në të gjitha rrugët e Prishtinës, po dëgjohen këngë, britma dhe kore tjera të fitores.

Gazeta Kosova Sot Online ju sjell video nga vendi i ngjarjes.