Ja çfarë thotë Duka pas barazimit të Kombëtares

  • 04 September 2015 - 23:21
Ja çfarë thotë Duka pas barazimit të Kombëtares

Armando Duka ka përgëzuar Kombëtaren e Shqipërisë për pikën e marr ndaj Danimarkës.

Shqipëria barazoi 0-0 ndaj Danimarkës dhe për kryetarin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, kjo pikë është shumë e rëndësishme për rrugëtimin drejt Francës.

“Kemi arritur objektivin tonë, të marrim një pikë në këtë stadium kundër një kundërshtari shumë të vështirë. Kjo pikë na jep më shumë siguri për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Duka.

"Besoi se duke marr pike në fushat kundërshtare, tregojmë se jemi skuadër për të shkuar në Francë. Mirëpo fillimisht duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi që kemi edhe tre ndeshjeje”, ka shtuar më tej Armando Dukës.

Mes tjerash ai ka folur edhe për rastin humbur të Odise Roshit por sidoqoftë sipas tij një pikë është e mjaftueshme në këtë stadium.