Xhemshiti, mesazh për Ronaldon

  • 04 September 2015 - 23:26
Xhemshiti, mesazh për Ronaldon

Berat Xhemshiti ka thënë se është i lumtur që do të luajë kundër Cristiano Ronaldos në duelin e së hënës kundër Portugalisë.

Berat Xhemshiti zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në barazimin pa gola kundër Danimarkës.

Por, reprezentuesi shqiptar tashmë ka filluar të mendojë për duelin e radhës kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

“Ronaldo është futbollist të cilit ia kam shikuar të gjitha videot në Youtube”, deklaroi ai.

“Por, jam i lumtur që do të luaj kundër tij dhe pres të zhvilloj një ndeshje të madhe”, u shpreh Xhemshiti.