Flet heroi i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha

  • 04 September 2015 - 23:44
Flet heroi i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha

Etrit Berisha insiston se rëndësi ka vetëm rezultati.

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha e pranon se ata vuajtën shumë kundër Danimarkës, por insiston se rëndësi në fund ka vetëm rezultati.

Ai po ashtu tha se është shumë i lumtur për këtë barazim dhe e pranon se në pjesën e dytë vuajtën shumë për mungesë të përgaditjeve jo të mira fizike.

“Nuk ishte merite e imja, ishte e gjithë ekipit. Bëme një loje te mire ne mbrojtje, pasi Danezet ishin me te përgatitur fizikisht dhe ishin me te gjatë se na dhe me te rrezikshëm ne ndërprerje standarde. Kishim shumë vështirësi, por në fund llogaritet vetëm rezultati dhe jemi shume te lumtur”, tha Berisha për Supersport.

“Çunat kanë vrapuar shumë dhe kjo ka ndikuar, pastaj disa nga lojtaret nuk ishin mire te përgatitur fizikisht dhe kjo ka bërë që të tërhiqemi edhe më shumë se sa duhet”.