Lenjani: Shqiponjat nuk mposhten

  • 04 September 2015 - 23:49
Lenjani: Shqiponjat nuk mposhten

Anësori i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, në një postim në Facebook ka shprehur kënaqësinë e tij pas barazimit ndaj Danimarkës.

 Lenjani ka shfaqur paraqitje mjaft të mirë në pjesën e parë, kur për pak nuk u bë asistues.

Ndryshe Lenjani u largua nga loja në pjesën e dytë, megjithatë, ai në fund u shpreh i kënaqur me pikën, me ç'rast falënderoi Etrit Berishën.

“Jemi të pamposhtur falë këtij njeriu. Jemi në rrugë të mirë për në evropian. Shqiponjat nuk mposhten tonat”, u shpreh Lenjani në Facebook.