Në Prizren veç një dëshirë

  • 05 September 2015 - 09:16
Në Prizren veç një dëshirë

Dita e shtunë e rezervuar vetëm për ndeshjen Liria - Ferronikeli

“Te Liria ka pasur shumë ndryshime, ku kemi ardhur shumë lojtarë të rinj dhe natyrisht na duhet pak kohë derisa të hyjmë në rrjedhën e lojës që e kërkon trajneri. Besojmë se me “Niklin” do t’u japim fund rezultateve negative”, ka thënë Florim Bërbatovci

Ndeshja Prishtina – Llapi është shtyrë për mesjavë

Edhe pse pothuaj në gjithë Evropën ndeshjet kampionale këtë fundjavë nuk zhvillohen për shkak të eliminatoreve të Kombëtareve për “Evropianin 2016”, mospjesëmarrja e Kosovës në këto eliminatore ka bërë që kampionati ynë të mos ketë arsye të pushojë. Kështu ky vikend pritet të dhurojë disa ndeshje interesante, derisa dita e sotme është e rezervuar për një takim tejet joshës, ku në Prizren ballafaqohen Liria e Ferronikeli.  Prizrenasit nuk e nisën aspak mirë kampionatin pasi në dy ndeshjet e para morën vetëm një pikë, kanë një rast të mirë që pikërisht ndaj kampionëve të marrin pikë të plota dhe kjo maksimalisht do ta rriste motivin e tyre për ndeshjet e radhës. Në anën tjetër, “Nikli” sikur vjet kur nuk njihte kundërshtar i tillë po duket edhe në këtë start ku pas fitores ndaj Prishtinës, shkëlqeu edhe ndaj Dritës dhe me këtë synim udhëton edhe në Prizren për të marrë pikë të plota... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)