Rikthehet gara e automobilistëve

  • 05 September 2015 - 09:19
Rikthehet gara e automobilistëve

Pas një pauze prej një muaji, automobilistët e Kosovës sërish do të kthehen në shtigjet e garave, madje shtatori do të jetë i stërmbushur me aktivitetet e tyre. Në këtë fundjavë ata do të garojnë në garën malore, në Pousko në afërsi të Prizrenit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të gjithë garuesit do ta japin maksimumin me synimin për të inkasuar pikë të reja, ndërkohë që edhe interesimi i dashamirëve të automobilizmit duket se është mjaft i madh.

Organizator i garës së kësaj  fundjave është Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Auto Klubin Prizreni.

Pas Pouskos  Kampionati i Kosovës vazhdon në Kullë, ndërsa me 19 e 20 shtator, nëntë garues tanë do të jenë në Buzet të Kroacisë, për të vazhduar në fundjavën e fundit të shtatorit me garën e kartingut që do të zhvillohet në Prizren.

(Kosova Sot)