Agger: Ky ishte fajtori kundër Shqipërisë

  • 05 September 2015 - 10:41
Agger: Ky ishte fajtori kundër Shqipërisë

Kapiteni i Danimarkës, Daniel Agger është i zhgënjyer pas barazimit pa gola me Shqipërinë.

Kapiteni i Danimarkës, Daniel Agger është shprehur i zhgënjyer me barazimin 0 me 0 ndaj Shqipërisë, pasi sipas mbrojtësit, ekipi i tij ishte më i mirë në fushë.

“Ishin dy pjesë të ndryshme, ne nuk ishim të mirë në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë u treguam më të mirë. Ishim më të qetë dhe krijuam më shumë shanse”, ka thënë Agger, shkruan “GazetaOlle.com”.

“Na mungoi kualiteti kur kishim nevojë. Nuk ishte vetëm një lojtar, por disa që krijuan raste”, shtoi ai.