Lajthitja e Martin Olsen: Shqiptarët ma shpifin!

  • 05 September 2015 - 10:54
Lajthitja e Martin Olsen: Shqiptarët ma shpifin!

Morten Olsen humb toruan në sfidën e Kopenhagenit. Vetëm një me një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve mund të shpjegojë qëndrimi i tij në fund të 90 minutave të Telia Parken, ku nuk pati fitues. 66-vjecari e gjen arsyen e dështimit të formacionit të tij për të mposhtur kuqezinjtë te fotoja e Ismail Morinës, njeriut që ideoi dhe ngriti dronin në Beograd, me lojtarët kuqezi.

ballist morina

E urrej atë fotografi të njeriut dron me lojtarët shqiptare para se të linin hotelin. Ai nuk ka të bëjë me Fair playn. Gjëra të tilla ma shpifin. E përsëris, nuk ka të bëjë me Fair Playn. Akoma nuk e kuptoj vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që i dha fitoren 3-0 Shqipërisë me Serbinë. Nuk e kuptoj mosreagimin e UEFA-s. Kjo është antisportive.”

Tani Danimarka duhet të japë gjithcka për të marrë maksimumin në Armeni, por edhe në sfidën e 8 tetorit me Portugalinë në transfertë për të siguruar finalet e Europianit. Mirëpo ndryshe nga Shqipëria dhe Portugalia, danezët kanë një ndeshje më pak për të luajtur.

“Të gjitha ndeshje e fundit në Grup do të jenë emocionuese. Për ne do të do të jetë e vështirë, por edhe Portugalia do të vuajë shumë ndaj Shqipërisë të hënën. Unë shpresoja që do ta kishim zgjidhur cështjen e kualifikimit, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.”

Duke analizuar takimin me kuqezinjtë Olsen e pranoi se ishte befasuar nga formacioni i De Biasit në pjesën e parë, por kishte bërë ndryshimet e duhura në pjesën e dytë, ndonëse nuk dhanë rezultatet që priste. Trajneri i Danimarkë vlerësoi vecanërisht paraqitjen e Jusuf Pulsen, por edhe të shqiptarit Riza Durmishi, që luajti titullar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndërkohë Niclas Bendnter, nuk u humb shpresat për kualifikim. Sulmuesi i Wolfsburgut në Bundesligë beson se Danimarka mund të marrë maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e mbetura me Armeninë dhe dhe Portugalinë. Sipas Gjigantit të sulmit danez, vetëm fati i mungoi formacionit të Morten Olsen për të fituar ndaj Shqipërisë.