Nani, mesazh për Shqipërinë

  • 05 September 2015 - 11:21
Nani, mesazh për Shqipërinë

Futbollistët e Portugalisë kanë folur për ndeshjen e ardhshme kundër Shqipërisë.

Portuglia, kundërshtari i radhës i Shqipërisë, e humbi miqësoren me Francën. Ekipi luzitan u mund në Braga me rezultatin 0 – 1. Ky ishte një test i rëndësishëm para takimit kualifikues me Shqipërinë të hënën në Elbasan. Futbollistët portugezë folën rreth kësaj sfide tërëndësishme.

“Shqipëria barazoi me Danimarkën. Ekipi ynë ka 12 pikë, ndërsa skuadra shqiptare 11. Ne e kemi vetë në dorë fatin tonë, por nuk mund të nënvlerësojmë një kundërshtar si Shqipëria, që ka vlera” – tha Danilo pas miqësores me Francën, shkruan “Sportal.al”.

“Duhet të vazhdojmë të fokusuar për takimin e radhës, që është një ndeshje e rëndësishme. Jemi të motivuar para kësaj përballje” – deklaroi Nanii.

Portugalia e nisi ndaj Shqipërisë fazën kualifikuese të Europianit. Një fillim me disfatë në fushën e ekipit portugez, që u vendos nga goli i Bekim Balajt.