Xhaka: Dua “selfie” me Edi Ramën në Elbasan

  • 05 September 2015 - 12:29
Xhaka: Dua “selfie” me Edi Ramën në Elbasan

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, i cili postoi në rrjetet sociale një foto të lojtarit, duke puthur flamurin kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaka ka thënë se ‘sefie-n’ e radhës e dëshiron me Edi Ramën në Elbasan, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Faleminderit Kryeministër #Edi #Rama që zgjodhe këtë foton e ditës #e dua selfien e radhës me ty në Elbasan”, ka shkruar ai.

Xhaka ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ndeshjen e së premtes kundër Danimarkës në Kopenhagen, ku Shqipëria arriti të merrte një pikë.

Barazimi 0-0 ishte një rezultat pozitiv për Shqipërinë, që do të presë të hënën në “Elbasan Arena” ekipin e Portugalisë. (Kosova Sot)