Real Madrid ndihmon refugjatët sirianë

  • 05 September 2015 - 12:59
Real Madrid ndihmon refugjatët sirianë

Real Madrid u ka dalë në ndihmë refugjatëve sirianë, duke dhënë donacion me vlerë prej 1 milion euro.

Real Madrid ka bërë të ditur se ka dhënë donacion 1 milion euro në mbështetje të refugjatëve sirianë.

Njësoj sikurse Bayern Munich, edhe “Los Blancos” u kanë dalë në ndihmë personave në nevojë e që kanë përfunduar në rrugë, duke ikur nga lufta dhe vdekja.

Klubi nga Santiago Bernabeu do të dhurojë shumën në fjalë për të shërbyer gjëra të nevojshme për refugjatët sirianë.